Tirana po vazhdon që të prodhojë futbollistë të talentuar dhe po korr frytet e punës së bërë në akademi. Pas shitjes së Ernest Muçit, këtë herë sytë janë hedhur nga Marsel Ismajlgeci. Mbrojtësi 21-vjeçar ka zgjuar interesimin e disa klubeve në Europë ku mes të cilave është edhe Cercle Brugge.
Lajmi i publikuar në mediat shqiptare ka bërë jehonë edhe në Belgjikë ku cilësohet se shuma prej 350.000 eurosh ka mbërritur si ofertë për Tiranën. Klubi belg nuk e ka siguruar ende mbijetesën në elitë dhe po lufton për këtë objektiv, por nga krahu tjetër kërkon edhe përforcimin për sezonin e ardhshëm. Ende nuk dihet nëse klubi kryeqytetas ka vendosur sa i përket kësaj ofertë të mbërritur për prodhimin e akademisë. /Sport Ekspres/