Manchester City fitoi me rezultatin e ngushtë 2-1 ndaj Dortmund, duke lënë gjithçka të hapur në Gjermani. Edhe pse ishin favoritë në letër për ta fituar sfidën e parë, djemtë e Guardiolës e siguruan fitoren vetëm në fund me anë të Foden. Megjithatë vëmendjen më të madhe e mori golin i anulluar i Jude Bellingham në minutën e 30-të.
Portieri i Manchester Cityt, Ederson gaboi në kontrollin e topit dhe Jude Bellingham përfitoi nga kjo mundësi për të shënuar golin e barazimit, por arbitri vendosi ta anullonte për ndërhyrje të gabuar. Në videon e publikuar në Tëitter, duket qartazi se Jude Bellingham ka bërë një hyrje krejt normale dhe ka prekur vetëm topin.
Edhe pse rishikoi aksionin me anë të teknologjisë VAR, gjyqtari kryesor Ovidiu Hategan vendosi të mos e akordonte golin. Në rrjete sociale, tifozët e Dortmundit kanë shpërthyer ndaj arbitrit, duke e quajtur këtë rast si vjedhje të pastër dhe që mund të vendosë fatin e çerekfinale. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Dortmund have been completely robbed, THIS got disallowed ???
pic.twitter.com/DMrAdIsN45— ? (@thfc_josh_) April 6, 2021