Shpesh jemi mësuar të shohim një sulmues si Kilian Mbape të jetë makthi i çdo mbrojtësi me driblimet dhe shpejtësinë e tij. Por Angel Di Maria na sjell një tjetër version të tij, që ndoshta rrallë herë mund ta shohim në një ndeshje fubolli. Mesfushori argjentinas ka shpërndarë një video në llogarinë e tij në “Instagram”, gjatë së cilës tregohen momente nga stërvitja e PSG-së.
Lojtarët ishin vendosur në formë rrethi dhe po kombinonin me njëri-tjetrin, ndërsa Mbape ishte në kërkim të zotërimit të topit. Në momentin kur francezi shkon për të ushtruar presion mbi Di Marian, ky i fundit e kalon topin mes këmbëve me finte. Një “turpërim” ky që nuk është lënë pa u vënë re nga shokët e tjerë të skuadrës, të cilët menjëherë kanë shpërthyer në të qeshura./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
View this post on Instagram