“Hakmarrje primitive dhe të pabesë”, Ilir Meta reagon për vendimin e Qeverisë ndaj Kombëtares: E mbajnë disa faqezinjë…

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka reaguar sa i përket vendimit të fundit nga ana e Ministrisë për heqjen e pasaportave diplomatike që iu dhanë Kombëtares për kualifikimin në Europianin e Francës. Xhaçka u shpreh se është krijuar shumë zhurmë për asgjë pasi dokumentit i erdhi fundi i vlefshmërisë, por e vërteta ishte ndryshe.

Pasaportat diplomatike skadonin në 2026 dhe do të kthehen mbrapsht pasi futbollistët nuk janë më “ambasadorë të mirë”. Për këtë çështje ka reaguar edhe Meta duke e cilësuar si një vendim të pabesë, ndërsa këtë pasaporta vazhdojnë ta mbajnë disa faqezinjë që na turpërojnë. /Sport Ekspres/

Vendimi i pabesë për ndërprerjen e vlefshmërisë së pasaportave për Kombëtaren tonë të futbollit është i paprecedent dhe një hakmarrje primitive, për shkak të qëndrimeve kritike të disa futbollistëve për sportin. Është absurde të pengohen të mbajnë pasaportë, kuqezinjtë, që e futën Shqipërinë në Europë dhe na bënë të gjithëve krenarë, ndërkohë që vazhdojnë ta mbajnë atë faqezinjtë, që na lanë jashtë Europës dhe që po na turpërojnë.

Jam i bindur se më 25 prill 2021, do të përfundojë koha e vendimeve autoritare, arrogante dhe përjashtuese. Ky vendim i Qeverisë ende në detyrë do të përmbyset dhe nderimi për kuqezinjtë, që na çuan në Europë do të mbetet i pacenuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *