tsDinamo ka ndryshuar fytyre këtë sezon, ku kërkon me patjetër rikthimin në vendin ku i takon, në Kategorinë Superiore. Prej vitesh blutë e kryeqytetit enden në ligat inferiore, por duket se momenti për të rikthyer përsëri buzëqeshjen në fytyrat e tifozëve është afër. Drejtuesit e klubit kanë nisur të bëjnë planet për Superioren, prandaj kanë nisur nga puna edhe për të gjetur stadiumin e ri ku ekipi do të luajë. Në një intervistë për “E hëna sportive” në “RTSH”, trajneri Olsi Uku rikthimin në identitet të Dinamos, teksa presidenti Pontrelli ka firmosur kontratën me Refik Halilin për të zhvilluar ndeshjet e mbetura të sezonit dhe ato të sezonit të ardhshëm në “Selman Stërmasi”.
“Presidenti Pontreli ka nënshkruar një kontratë, që ndeshjet ti zhvillojmë në Selman Stërmasi, për ndeshjet në vazhdim dhe në sezonin e ardhshëm. Pra në vazhdim, të gjitha ndeshjet do i zhvillojmë në Selman Stërmasi”.
Ecuria e deritanishme dhe humbja me Korabin – “Nuk jemi shumë të kënaqur. Do ishim të kënaqur nëse do ishim në vend të parë, por besoj se kemi bërë mirë, pavarësisht se kemi gabuar në disa ndeshje, që edhe mund ti kishim evituar.
Kundër Korabi mund të them se vetëm në 25 minutat e para nuk jemi paraqitur mirë, kur kemi pësuar edhe golin. Më pas ekipi ndryshoi komplet lojën, në pjesën e dytë kishim kotrollin e lojës, por fati e deshi që ne të mos barazonim apo ta fitonim atë deshje.
Në pjesë e dytë nuk është luajtur futboll, shumicën e kohës ishte lojë inaktive, gjithë kohës kundërshtarin e kishim në tokë. Në ato minuta që luhej futboll ne e kishim gjithçka nën kontroll, por fati nuk ishte me ne.
Përsëri përballë Korabit. Është një ndeshje e vështirë, do të jetë e luftuar. Nuk medoj se do të jetë si ndeshja e parë, do të ndryshojë, si nga ana e ekipit tonë, ashtu dhe nga ana e kundërshtarit. Ne tani e kemi të freskët se kë kemi përballë: pikat e forta dhe të dobta. Besoj se do shikojmë një Dinamo tjetër, më kërkuese për fitore.
Nuk jam marrë ndonjëherë me arbitrat, por uroj që në këtë ndeshje arbitri të jetë i drejtë, vetëm këtë kërkojmë, pastaj le të fitojë më i miri. Nuk mund të shkojmë në Peshkopi për të kërkuar barazimin, ky ekip është ndërtuar për të fituar. Ne kemi bërë gabime deri tani nuk e mohoj dot, uroj që në këtë ndeshje të kemi një arbitër që të mbajë drejt lojën. Kemi një skuadër që na bën të shpresojmë, jo vetëm në Peshkopi, por në çdo fushë ne shkojmë për të fituar ndeshjen.
Kalendari? Mendoj se për ne kalendari është i favorshëm. Nëse kalojmë Korabin, kemi katër ndeshje në shtëpi(duke llogaritur edhe Vorën, që luan në Tiranë). Kemi vetëm dy ndeshje jashtë, të parën dhe të fundit, atë me Burrelin. Unë besoj se me kualitetin, me skuadrën që ne kemi, do i shkojmë deri në fund kësaj gare.
Vendi i dytë? Duke parë se si ka shkuar dhe kampionati nga fillimi, nuk do të ishte diçka e mirë që të përfundonim të dytët, synojmë vendin e parë. Nëse nuk arrijmë vendin e parë, atëherë do të synojmë të shkojmë nëpërmjet vendit të dytë në Superiore”, ka deklaruar Olsi Uku./Halit Delibashi-Sport Ekspres/