Shkruan edhe babain që nuk e takoj kurrë, dedikimi emocionues i golit nga Manaj

Arb Manaj vazhdon që të jetë protagonist në Turqi. Këtë herë sulmuesi shqiptar realizoi golin e fitores për Baliersisporin kundër Bandirmaspor, në ndeshjen që përfundoi në shifrat 2-1 për vendasit. Realizimi i Manajt erdhi në minutën e 64 pas një penalltie që u ekzekutua saktësisht për t’i dhënë tre pikët ekipit dhe që i shërbejnë shumë për mbijetesën në Ligën e Parë turke.

Menjëherë pas realizimit ka ardhur edhe dedikimi emocionues. Manaj ka shkruar për babain e tij që nuk e njohu kurrë, pasi ndërroi jetë. I rritur pa praninë e tij dhe me dhimbjen e madhe, tashmë ia dedikon çdo arritje në karrierë: “Do të jetë krenar”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *