Teuta preku vendin e parë pasi mposhti me rezultatin minimal Laçin 1-0. Durrsakët u ndihmuan dhe nga barazimi mes Vllaznisë dhe Partizanit. Tashmë fillon dhe situata më e vështirë për Teutën, që i duhet të mbajë vendin e parë. Mesfushori i skuadrës, Asion Daja ka deklaruar se fitorja ndaj Laçit ishte një detyrim, për të arritur objektivin maksimal. Sigurisht që për këtë fitore lojtarët morën dhe një premio nga drejtuesit e klubit. Gjithashtu ai pranoi se është më vështirë për ta mbajtur vendin e parë, sesa ta arrish atë.
“Fitorja ndaj Laçit ishte më shumë një detyrim për ne për të arritur objektivat. Vendi i parë është dhe përgjegjësi për ne se më e vështirë është ta mbash se sa ta arrish. Kjo na jep shtysë për të dhënë më shumë. Premio? Morëm, janë normale në Durrës. Laçi është një rival direkt dhe ke mundësinë të shikosh dhe forcën e ekipit. Mendoj se ishim më lart se kundërshtari, me gjithë respektin që kam për këtë skuadër”- u shpreh Asion Daja. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/