Ky sezon është ndoshta më i miri që Myrto Uzuni po shijon në karrierën e tij. Futbollisti beratas nuk ndalet së shënuari në Hungari, ku ka gjetur golin e tij të 11 me fanellën e Ferencvaroshit. Pas asaj rrjete të tundur me Kombëtaren kundër San Marinos, tashmë sulmuesi shqiptar bën të njëjtën gjë edhe në kampionat.
Ishte pikërisht Uzuni ai që i hap rrugë goleadës së Ferencvaroshit kundër Budafokit, ndaj të cilëve fituan me shifrat 0-4. Goli i parë erdhi në minutën e 55-të takimit, kur pas një prekje me dorë, arbitri bën me shenjë nga pika e bardhë e penalltisë. Në distancën 11 metra larg portierit gjendet Uzuni, që fiton duelin me gardianin kundërshtar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/