Intervistat/ “Nuk jam fare i kënaqur me skuadrën“, Duro veçon Mazrekajn: I vetmi për tu marrë shembull

Ndeshjet e Kombëtares kanë përfunduar dhe tashmë radhën e ka përsëri Superiorja. Java e 26 ka nisur me dy superduele mes klubeve që vërtiten në “vallen“ për titull. Vllaznia ka pritur Partizanin në Shkodër, por në një sfidë ku të dy ekipet dëshironin kreun, ajo që buzëqesh është… Teuta, e cila ka marrë kreun për të parën herë. Në përfundim të takimeve, protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.

Duro (Laci): “Nuk jam fare i kënaqur me skuadrën. Ishte Bregu që me aftësi individuale i dha 3 pikë skuadrës së Teutës. Pjesën e parë mund ta justifikoj, sepse kishte një erë shumë të fortë dhe e kishim kundra. Në pjesën e dytë skuadra ishte e balancuar dhe kundërshtari nuk pati rrezikshmëri, por edhe ne nuk ishim në nivelin e duhur. Me përjashtim të një futbollisti, prej të cilit duhet të marrin shembull. I vetmi futbollist që bën diferencën te ne është Mazrekaj, siç është te Teuta Bregu“.

Brdariç (Vllaznia): “Sigurisht në lojë kemi hyrë për të fituar. Në pjesën e parë ishte pak e vështirë, sidomos për shkak të erës. Në pjesën e dytë krijuam më shumë. Besojmë gjithmonë te lojtarët tonë dhe i japim mundësinë për të luajtur. Kundër Partizanit sot ishte e vështirë. Nuk mundëm ti shfrytëzonim të gjitha rastet. Nuk jam dakord që Partizani ishte më mirë në pjesën e parë, ishte në favor era. Nuk ishin superiorë. Gurishta është një lojtar i mirë për ne. Nuk luajti sot, por nuk dua të flas për lojtarët që nuk kam në fushë, por vetëm për ata që ishin”.

Daja (Partizani): “Kishim ardhur në Shkodër për ta respektuar Shkodrën në maksimum për atë që ka dhënë. Nuk luajtëm për barazim sot, sepse kemi luajtur gjatë gjithë kohës përpara dhe të hapur. Por përballë kishim Shkodrën. Edhe Cinari, edhe Asani, edhe Melo janë lojtarë që luajnë në krah. Lëvizjet prerëse për të hapur zonat për lojtarë që kërcejnë në shtyllën e dytë janë të vështira. Kjo është ajo që ndoshta nëse do e kishim një qendërsulmues natyral mund të bënte më mirë për të krijaur hapësirat. Merkato e janarit nuk është se të ofron shumë mundësira. Ne ishin në një merkato të bllokuar në verë, ku kishim piketuar lojtarë të tjerë. Në mungesë të kësaj merkatoje dhe mundësive të vogla në merkaton e janarit, po bëjmë mirë dhe po sakrifikojnë lojtarët aktual“.

Martini: (Teuta): “E kishim studiuar shumë ekipin e Lacit. Pika më e fortë që ekipi ka pasur sot ishte autoriteti në fushë. Ishte i gjithë grupi bashkë. Ndihmonin në cdo moment, i jepnin kurajo njëri-tjetrit. Qetësia që kishin të gjithë bashkë ishte celësi i suksesit. Dy ndeshjet në Fier dhe në Korcë janë ndeshje shumë të vështira. Ne kemi dhënë prova që kemi humbur në ndeshje të tilla. Është gjithcka në këmbët dhe duart tona”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *