VIDEO/ Injektim i adrenalinës! Futbolli në Angli është i çmendur, Chelsea përmbyset në minutat shtesë

Futbolli në Angli ka vërtet dozë të madhe të adrenalinës dhe shpeshherë ofron çmenduri në përmbysjen e rezultatit që nuk mund ta shohim në kampionatet e tjera. Këtë herë spektakli ka ardhur në përballjen mes Chelseat dhe Ëest Ham.

Djemtë e Tuchel po përjetojnë moment të mirë në kampionat dhe e nisën me kryesimin 1-0 falë golit të realizuar Christian Pulisic. Por për të ndërlikuar punën e Chelseat ka menduar Thiago Silva që u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 29.

E teksa pritej që pjesa e parë të mbyllej në shifrat 1-0, do të akordoheshin 5 minuta shtesë. Kaq kanë mjaftuar që sulmuesi i Ëest Ham, Matheus Pereira, të realizonte dopientën për të përmbysur gjithçka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *