Një tjetër talent shqiptar ka bërë jehonë në mediat greke. Këtë herë nuk flitet për Mitajn, Bullarin apo Andrea Ndojin. Aleksandër Robi ka firmosur kontratën e parë profesioniste dhe firma është hedhur te ekipi A i Panathianikosit.
Në ekipin e njohur grek, Robi do të jetë pjesë deri në 2024 dhe kjo tregon qartësisht besimin e drejtuesëve të klubit për lojtarin që ishte pjesë e moshave U-17 dhe U-19. Ky futbollist luan në pozicionin e qendërmbrojtësit, por njëkohësisht duke u përdorur edhe si mesfushor shkatërrues.
Drejtori teknik Pierre Dreossi e ka thirrur menjëherë për të firmosur kontratën profesioniste, duke e lumturuar djaloshin e datëlindjes 2002. Sa i përket pjesës së Kombëtares, Aleksandër Robi është i kontaktuar nga ana e Greqisë. /Sport Ekspres/