Një skandal ka dalë në dritë në Kosovë dhe në qendër të tij është Klodian Duro. Trajneri shqiptar ka qenë pjesë e një debati brenda klubit të tij gjatë seancës së sotme stërvitore. Sipas asaj që raporton “Gazeta Olle“, kreu i pankinës së Feronikelit është tallur me trajnerin e portierëve. Gjithçka nisi në momentin kur Lapidar Lladrovci mbërriti në qendrën stërvitore, ku përshëndeti Burim Sadikun sipas fesë islame.
E në këtë moment hyn në skenë edhe Duro, i cili nuk nguron të ironizojë trajnerin e portierëve me fjalët: “Nuk mund ta kuptoj. Si ka mundësi që ju kur faleni përkuleni përpara dhe ngrini vithet pas”! Këto fjalë nuk janë pritur mirë nga Lladrovci, që ka kërkuar më tepër respekt për besimtarët islam, por si përgjigje ka marrë një debat nga trajneri i tij, i cili më pas i ka akuzuar lojtarët për humbjen e fundit ndaj Besës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Je I madh Duro. Ashtu e duan keto mbetjet e turkut.
Mos humb kohen kot aty me njerez te vobekt, leri te vuajn ne mizerjen shekullore qe i ka mbyt.