Fat si i Mustafit/ Dështoi te Arsenali dhe e ndjekin gafat te Shalke, mbrojtësin e kërkon klubi i madh i Serie A

Gafat e kanë përndjekur në karrierë, por bashkë me to edhe klubet e mëdha. Pavarësisht gabimeve në fushë, fati i ka buzëqeshur shpesh Mustafit me fanellat që ka mbajtur veshur. Nga Sampdoria e Valencia, mbrojtësi shqiptar bëri më pas kalimin e madh në radhët e Arsenalit. Megjithatë në vitet e fundit në Londër nuk ishin aspak të këndshme, teksa tifozët do e cilësonin si një dështim.

Kështu pista e vetme për të mbetej largimi dhe në janar firmosi për një skuadër me tradita në futbollin gjerman si Shalke 04, ku gafat vazhdojnë ta ndjekin nga pas. Por kjo nuk e ka dalur interesimin nga emra të mëdhenj të futbollit europian. Sipas “Tuttosport“, është Interi ai që ka rënë në gjurmët e Shkodran Mustafit, duke e pasur futbollistin shqiptar si një nga alternativat për prapavijën për sezonin e ardhshëm./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *