Kërkon dyshen e suksesit të Lacios, emri i Igli Tares ngacmon imagjinatën e De Laurentisit

Xhenaro Gatuzo ka pasur shumë ulje ngritje këtë sezon te Napoli dhe e ardhmja me shumë mundësi nuk do e gjejë në pankinën e kaltër. Te Napoli kanë nisur prej kohësh të studiojnë profilet e duhura të kandidatëve për të marrë drejtimin e skuadrës. “Radio Kiss Kiss“ ka nxjerrë së fundmi Simone Inzagin si alternativën që po pëlqehet në Napoli.

Por duket se nuk është i vetmi që kërkojnë të rrëmbejnë nga kryeqyteti. Emri i Igli Tares ngacmon imagjinatën e presidentit De Laurentis, i cili e sheh si zëvendësuesin e Guintolit në rolin e drejtorit sportiv. Kështu Napoli kërkon dyshen që i ka sjellë një sukses të madh Lacios në vitet e fundit, megjithëse mbetet për tu parë nëse diçka e tillë do të realizohet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

One thought on “Kërkon dyshen e suksesit të Lacios, emri i Igli Tares ngacmon imagjinatën e De Laurentisit

  1. po po eshte bukur por a do ti lejoje lazio te ikin ;; presidenti i lazios e beri taren te njohur ne bote ;;;;;, per mendimin ti igli duhet te kerkoje rritje rroge ose ndyshe te iki sa per inzagin nuk jam i sigurte ;;; cfare po ben me cunat qe ka duhet t e beje me mire ;;me zor qe u kualifikuan per kupen e europes kunder nje skuader belge ;;;; e immaginoni belge ;;dhe te gjithe belget e mire ikin nga vendi si me shqiptaret

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *