Myrto Uzuni! Ky ishte lojtari i ndeshjes për Shqipërinë kundër San Marinos, teksa i dha tre pikët Kombëtares Shqiptare pas golit dhe asist në fitoren e arritur në shifrat 0-2. Pjesa e parë ishte tërësisht zhgënjyese për kuqezinjtë, ndërsa niveli u ngrit në 45 minutat e dyta.
Këtë herë trajneri Reja goditi me zgjedhjet e tij duke aktivizuar Myrto Uzunin dhe Odise Roshin. Krosimi i ardhur nga sulmuesi i Ferencvarosh do të gjente Manajn për golin e parë, ndërsa devijimi i tij pas gjuajtjes së Veselit do të gjente edhe realizimin e dytë.
“Heshtni”! Kjo është diçitura e fotos së publikuar nga ana e Myrto Uzunit në “Instagram” pas ndeshjes ndaj San Marinos, duke iu referuar kritikave të shumta për rastin që humbi kundër Anglisë. /Sport Ekspres/