?”Vjedhja” në ndeshjen Serbi-Portugali bëri mjaft bujë, pasi Cristiano Ronaldo hodhi fashën e kapitenit më fushë, në momentin qe u anullua goli i rregullt. Më vonë Ronaldo kërkoi falje për vendimin e nxituar të tij, duke theksuar se ishte në shenjë revolte ndaj padrejtësive.
Por ky veprim i nxituar i Ronaldos duket se do të vlejë për mirë, pasi sipas raportimeve të fundit, shiriti i kapitenit do të shitet dhe paratë do të shkojnë për shërimin e një foshnjeje serbe. Një punëtor i stadiumit e mori fashën dhe ja dhuroi një organizate jofitimprurëse, e cila duke shfrytëzuar emrin gjigand të CR7 do të krijoj fondin e mjaftueshëm për të shëruar vajzën e porsalindur e cila vuan nga atrofia muskulore kurrizore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/