FOTO/ “Bukur që u ktheve vëlla, këtu e ke vendin”! Mavraj për Ajetin në Kombëtare: Sikur ta dija…

Arlind Ajeti është rikthyer në Kombëtaren Shqiptare për ndeshjet e muajit mars, ndërsa mbetet të shihet nëse trajneri Reja do ta preferoj në përballjen kundër San Marinos. I lumtur për këtë kthim të Ajetit është edhe mbrojtësi shqiptar, Mërgim Mavraj.

Ky i fundit zgjodhi që të largohej vetë nga Kombëtarja për t’i hapur vendin të rinjëve. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Mavraj është shprehur se do të largohej më herët nëse do e dinte se Ajeti do të rikthehej. “Bukur që u ktheve vëllai im. Këtu është vendi yt. Sikur ta dije që do të ftonin prapë, do e kisha liruar vendin më herët për ty”, shkruan Mavraj. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *