“Ndenja 13 muaj jashtë futbollit”, Sokol Cikalleshi rrëfehet: Problem te dhembët, nuk e gjente njëri

Sokol Cikalleshi ka bërë një rrëfim të gjatë në emisionin “Në Kurthin e Piter Panit”. Sulmuesi i Kombëtares i ka kthyer përgjigje të gjithë pyetjeve që janë shtruar nga fëmijët e vegjël. Mes tyre Cikalleshi ka treguar edhe problemin e rrallë që ka pësuar në moshën 20-vjeçare, atje ku rrezikoi seriozisht edhe për mbylljen e parakohshme të karrierës.

“Më para kam përjetuar më shumë emocione, tani jam mësuar me futbollin. Kur humbja një rast të pastër mirë vetë që bëhesha keq, por gjeja edhe familjarët e mi në shtëpi që ishim më keq se mua. Lot gëzimi ka pasur në fitoren kundër Armenisë që shkuam në Europian. Ishin shumë gjëra, ajo që ndodh në Serbi dhe shkuam në Europian për herë të parë, prandaj kishte shumë përjetim në atë ndeshje.

Është diçka e madhe që të bësh në profesionin tënd arritjen që të tjerët nuk e kanë bërë dot. Tani shpresoj që ky brezi i ri të na dërgoj në Botëror. Momenti më i vështirë? Kam pasur një dëmtim në moshën 20 vjecare kur isha në kulm. Nuk dihej sesi vinte pasi unë kisha dhimbje te muskujt, por problemin e kisha te dhëmbët. Nuk e gjente askush dhe ndenja 13 muaj jashtë fushës, e lashë edhe futbollin. Por risku i Zotit ishte për të mos e lënë ëndrrën time në mes pasi u pikëllua edhe familja, më bëri që të vazhdoj futbollin pasi gjeta një doktor shumë të mirë në Itali”, tha Cikalleshi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *