Maqedonia e Veriut do të fitonte në shifrat 5-0 kundër Lihtenshtejnit në “Todor Proeski”. Mes shumë lojtarëve shqiptarë që ishin në këtë përballje, u aktivizua edhe Ferhan Hasani.
Futbollisti i Partizanit u aktivizua në minutën e 66 dhe ka bërë një ndeshje shumë pozitive, duke treguar se është gati për t’iu përgjigjur aktivizimit të tij. Pra rreth 24 minuta që Hasani ka luajtur me Maqedoninë e Veriut, që janë shumë më tepër se 9 minutat e aktivizimit me Partizanin në gjihtë këto kohë.
Por tifozët e kuq po shpresojnë se Hasani do të kthehet i gatshëm nga Maqedonia e Veriut për t’i dhënë një dorë Partizanit në luftën e titullit kampion. /Sport Ekspres/