Shpërndarje të madhe në rrjetet sociale ka marrë festimi i Anglisë pas golit të parë me Shqipërinë. Declan Rice ka kërkuar që të festojë së bashku me shokët e ekipit duke ngritur dorën dhe duke pritur që dikush prej futbollistëve të tjerë t’ia kthente me të njëjtën mënyrë.
Por e gjithë vëmendja ishte te Harry Kane që zhbllokoi ndeshjen dhe hapi për herë të parë mbrojtjen e Shqipërisë. “Legjenda thotë se Declan Rice po pret akoma me dorën e ngritur”, ishte video që u shpërnda gjerësisht në rrjetet sociale. Për këtë arsye kanë reaguar edhe disa prej futbollistëve të Anglisë mes humorit, ndërsa Kane ka kërkuar ndjesë. /Sport Ekspres/
My thoughts and prayers are with Declan Rice pic.twitter.com/cwdsUpnLJm
— Fake Carlton (@_CarltonCole9) March 28, 2021