“Ikja jote më lë boshllëk të madh”, Demi shkruan për humbjen e Finos: Sot iku vëllai im!

Gjatë ditës së sotme u nda nga jeta edhe ish-kryeministri i Shqipërisë, Bashkim Fino. Një tjetër figurë e njohur që ka humbur jetën pas betejës me COVID-19. Shumë reagime kanë ardhur për t’i shprehur ngushëllimet familjarëve, ku mes tyre ishte edhe presidenti i Partizanit, Gaz Demi. Ky i fundit theksoi lidhjen e ngushtë që ka pasur me Bashkim Finon dhe njëkohësisht duke treguar boshllëkun e madh që mbetet pas kësaj dhimbje.

“Sot humba vëllain, mikun tim të çmuar në jetën time! Ikja jote më ka lënë një boshllëk të madh në zemrën time. U largua njeriu me të cilin kaloja pjesën më të madhe të ditës bashkë. Do më mungosh pafund. U prehsh në paqe vëllai im Bashkim Fino”, shkruan Demi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *