E bujshme/ U grumbullua nga ekipi i parë i Olimpiakos, Renild Kasemi mahnit edhe trajnerin Martins

Nga Klaudio Ndreca

Olimpiakosi është duke vazhduar përgatitjet për ndeshjet e mbetura të kampionatit në Greqi, atje ku është thuajse është shpallur kampion. Megjithëse jo matematikisht por diferenca prej 19 pikësh nga ndjekësi më i afërt kur kanë mbetur edhe 9 ndeshje nga fundi është vërtet shumë.

E në këtë moment kur lojtarët e Olimpiakosit janë thirrur nga Kombëtaret respektive, trajneri Pedro Martins ka thirrur pesë futbollistë nga akademia për t’iu bashkuar ekipit të parë. Mes tyre ishte edhe mesfushori i datëlindjes 2003 nga Shqipëria, Renild Kasemi.

Ky ishte lajmi ekskluziv i publikuar nga “Sport Ekspres” gjatë mbrëmjes së djeshme, teksa komunikuam thirrjen e këtij djaloshi në ekipin e parë. Ndërkohë Kasemi nuk është mjaftuar me kaq dhe ka lënë përshtypje shumë të mirë.

Media në Greqi, “Sporttime”, shkruan se Kasemi spikati në ndeshjen që u organizua dhe bëri mirë, duke sjellë përgëzimet e trajnerit që i ka përmendur emrin jo pak dhe e ka duartrokitur. “Emri i tij duhet të mbahet mend patjetër”, shkruhet në median greke. Duke parë diferencën dhe mbylljen e parakohshme të kampionatit, nuk do të jetë e vonë dita që talenti shqiptar të debutojë me Olimpiakosin në këtë sezon. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *