Formacioni i mundshëm i Shqipërisë ndaj Anglisë, jashtë Uzuni dhe futet Armando Broja

Shqipëria do të presë ditën e nesërme Anglinë. Në orën 18:00 në “Air Albania” luhet një nga sfidat më të rëndësishme për kuqezinjtë në këto kualifikuese për Botërorin. E gjithnjë në prag të dueleve të tilla interesi për të ditur formacionin që do të zbresë në fushë është i madh. Nëse ka diçka që askush nuk duhet ta vërë në dyshim, është pikërisht skema. Reja ka treguar se i qendron besin 3-5-2 të tij dhe Anglia nuk do të bëjë përjashtim. Dilemat e vetme janë te emrat e lojtarëve.

Porta pritet të jetë mos preket kundër “tre luanëve“ me kapitenin Berisha që do të mbrojë katërkëndëshin përgjatë 90 minutave. Mbrojtja është reparti më i sigurt i Shqipërisë, ku ndryshimi i vetëm do të jetë i detyruar për shkak të dëmtimit të Marash Kumbullës. Përkrahë Gjimshitit dhe Ismajlit vendin e lënë bosh do me shumë ngjasa do e zërë Frederik Veseli. Futbollisti shqiptar ka luajtuar edhe herë të tjera në qendër të mbrojtjes, duke bërë paraqitje të kënaqshme. Gjithashtu, fakti se ka qenë i përhershëm në grumbullimet e Kombëtares gjatë epokës Reja, i jep avantazhin përballë Arlind Ajetit, që rikthet pas një peridudhe të gjatë mungese në ekipin kombëtar.

Mesfusha do të jetë e njëjtë si ndaj Andorrës, me të vetmin emër të ri atë të Qazim Laçit. Mesfushori i talentuar ka freskinë, energjinë dhe cilësinë e duhur për të qenë përballë Anglisë, duke zëvendësuar kështu Ledian Memushajn, të cilin mosha nuk e lejon të jetë titullar në fushë në dy sfida kaq pranë njëra-tjetrës.

Ndërkohë risi këtë herë do të ketë edhe në repartin e sulmit, ku Rei Manaj pritet të ulet në stol. Në vendin e tij vjen një lojtar që e njeh mirë futbollin anglez dhe që është rritur në një nga klubet më të mëdha të Premier Ligës, Armando Broja. Shtatlartë, i shpejtë, teknik dhe asnjëherë nuk ka frikë të hyjë në driblime, pavarësisht kundërshtarit që ka përballë.

Cilësi të tilla duket se joshin trajnerin Reja për të hedhur nga minuta e parë një nga talentet më të mëdha që po rrit Shqipëria, duke kërkuar befasinë pikërisht nga këmbët e Brojës. Jashtë kësaj 11-sheje do mbetet përsëri Myrto Uzuni, teksa Sokol Cikalleshi është i preferuar i trajnerit italian dhe e ka treguar se është arma më e fortë që 76-vjeçari ka në Kombëtaren shqiptare./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Berisha

Ismajli-Gjimshiti-Veseli

Hysaj-Bare-Gjasula-Laçi-Lenjani

Cikalleshi-Broja

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *