Përfshirja e politikës në sport! Kurrsesi nuk duhet të ndodhi, por nuk mund të evitohet. Para ndeshjes së Kosovës me Spanjën, kundërshtarët kanë thënë se nuk do ta pranojnë himnin e dardanëve dhe flamurin e tyre.
Por menjëherë do të vinte kundërpërgjigja nga ana e FFK duke kërcënuar se nuk do të pranonte që ndeshja të zhvillohej nëse nuk do të respektoheshin.
Spanja është tërhequr, por jo mediat. Prestigjozja “AS” ka publikuar renditjen e grupit B ku emri i Kosovës është fshirë dhe kjo jo aksidentalisht. /Sport Ekspres/