Zbulohet klubi i Serisë A që dëshiron Endri Çekiçin, në tokën e prodhimit të talenteve

Verona ka rezultuar si “toka e begatë” që di vetëm të prodhojë talente për ekipet më të mira në Seria A. Me trajnerin Juric, drejtuesit e këtij klubi janë më të lumturit në Itali. Kjo pasi trajneri në fjalë arrin që të marrë lojtarë jo shumë të njohur dhe t’i transformojë në mënyrë që të shiten në skuadrat më të mira.

Rasti i Amir Rrahmanit dhe Marash Kumbullës është i shumë i prekshëm për tifozët shqiptarë. Ndërkohë Kosta Grillo ka zbuluar për “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”, se Verona po ndjek me vëmendje edhe lojtarin e Kombëtares që është pjesë e Ankaragucu.

“Verona po ndjek Cekicin. Menaxheri i Cekicit është slloven dhe trajneri i Veronës është kroat. Lidhjet janë të fuqishme, ndërsa Cekici ka luajtur në Kroaci duke e treguar veten për Dinamon e Zagrebit. Është në fokusin e Veronës sipas burimeve që kam unë”, ka thënë Grillo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *