Fitorja 4-0 ndaj Lituanisë, Milot Rashica ul Kosovën me këmbë në tokë

Kosova fitoi me goleadë ndaj Lituanisë duke treguar një sinjal tek skuadrat e grupit të saj. Dardanët shënuan 4 herë në portën e Lituanisë, ku Zeneli shënoi dopietë, ndërsa Muriqi dhe Halimi ishin ata që vulosën fatin e këtij takimi.

Sulmuesi Milot Rashica deklaroi se kjo fitore nuk është për tu festuar, pasi skuadra duhet të meret menjëherë me përgatitjet ndaj Suedisë. “Nuk kemi kohë të gëzohemi, duhet të përqendrohemi në ndeshjen ndaj Suedisë”, ka thënë Rashica.

Milot Rashica la gjithashtu gjurmë në këtë sfidë, pasi dhuroi asistin në golin e shënuar të Vedat Muriqit. Lojtari i Verder Bremen do të gjithashtu në dispozicion të Challandes për ndeshje ndaj skandinavezëve. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *