Skena të frikshme vijnë nga stërvitja e Atletiko Madridit. Te ekipi spanjoll kanë menduar që të rikthehen me përgatitjet ata futbollistë që nuk janë të grumbulluar nga Kombëtaret në këtë periudhë të kualifikueseve të Botërorit.
Por drama e vërtetë do të përjetohej me Musa Dembele. Teksa ishte duke kryer nxehmjen me shokët e tjerë të ekipit, futbollisti humbi ndjenjat dhe u rrëzua në tokë. Paniku i madh kapi të gjithë lojtarët që kërkuan ndihmën e menjëhershme të mjekëve. Tashmë Dembele është dërguar në spital për të pasur ekzaminime më të hollësishme. /Sport Ekspres/
Atlético Madrid striker Moussa Dembélé collapsed in training today and had to receive medical attention.
He eventually regained consciousness and was able to walk off the pitch on his own. He is currently at hospital undergoing further medical tests. ?
pic.twitter.com/3Gm7SG2Kf6— FutbolBible (@FutbolBible) March 23, 2021