Elseid Hysaj ka folur në konferencën për shtyp përpara ndeshjes që Kombëtarja do të ketë fillimisht me Andorrën, që është e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Mbrojtësi i Napolit ka garantuar se kuqezinjtë do të jenë në gjendje për të përballuar tre takimet e muajit mars pasi me kalendarin e ngjeshur janë mësuar edhe në klube.
“Me rëndësi është që ta fillojmë me këmbën e mbarë se ndeshjet e para janë të rëndësishme. Duhet të vazhdojmë formën e ndeshjeve të luajtura në Ligën e Kombeve. Kemi shumë lojtarë tani që janë në formë më të mirë. Po e shohim në stërvitje që jemi një grup fantastik. Kemi edhe Bajramin që vjen si afrim i ri dhe besojmë se do ta nisim me këmbën e mbarë.
Bajrami është vërtet shumë i lojtar i mirë dhe do të eci shumë përpara me Empolin. Duhet të tregojë vlerat e tij siç po bënë edhe tani, do të gjej një ekip edhe më të mirë. Po luajmë në çdo tre ditë dhe jemi duke e mbajtur mirë veten, prandaj nuk do të jetë problem as me Kombëtaren. Jemi po i njëjti grup, nuk ka shumë ndryshime. E dimë veten tonë, kemi biseduar bashkë që këta jemi dhe do të vazhdojmë deri në fund”, ka thënë Hysaj. /Sport Ekspres/