Kombëtarja shqiptare e 21 vjeçarëve vazhdon stërvitjet në grumbullimit 10 ditor që po zhvillohet në Kompleksin Tropikal. Nën drejtimin e trajnerit Alban Bushi skuadra është duke punuar intensivisht me dy seanca stërvitore në ditë dhe të gjithë lojtarët e grumbulluar janë nën vëzhgimin e stafit teknik për të përgatitur në mënyrën më të mirë skuadrën përpara eliminatoreve të Euro 2023.
Ditën e sotme kanë dalë në konferencë për shtyp përpara mediave Tedi Cara dhe Jurgen ?elhaka, dy lojtarët e talentuar të Partizanit dhe Tiranës, të cilët kanë folur për grupin kuqezi, eliminatoret e U-21 si edhe punën që bëhet me të rinjtë.
Sulmuesi i Partizanit, i cili është grumbulluar rregullisht nga Kombëtaret e moshave, nuk e ka fshehur kënaqësinë e pranisë në skuadrën e Bushit. “Ky grumbullim me Kombëtaren U-21 mendoj se vjen në momentin e duhur për mua sepse kam bërë disa ndeshje të mira me Partizanin ku kam shënuar edhe gola, të shoqëruara me paraqitje të mira. Kjo ftesë më ka ngritur dhe moralin. Shpresoj të jap më të mirën dhe këtu. Grumbullimi i shumë lojtarëve nga Kategoria Superiore është një vlerësim edhe për kampionatin sepse shumë lojtarë janë transferuar nga Superiorja në kampionate jashtë. Grumbullimi me U-21 besoj se i ka dhënë shumë kredite për të bërë këto transferime.
Grupi dhe objektivat e U-21? Ne do të hymë në fushën e lojës për të dhënë maksimumin gjithmonë. Me të gjithë ?unat jemi shumë shokë. Në Superiore nga kjo grupmoshë ka shumë lojtarë të mirë, që po aktivizohem shumë dhe besoj se Kombëtarja U-21 do të jetë një skuadër e denjë për të përballuar ?do kundërshtar.
Shumë të rinj në kampionat? Mendoj se tani ka më shumë vëmëndje tek të rinjtë. E kanë parë dhe drejtuesit se kur i jepet shansi atyre që kanë cilësi, kanë treguar vlerat, janë shitur jashtë dhe klubi ka pasur përfitime financiare. Ja vlen ti japësh dorën të rinjve dhe sa kemi parë deri tani të gjithë e kanë shpërblyer. Ftesa? Kur të vjen një ftesë nga Kombëtarja është një privilegj, gjithmonë e kam ëndërruar dhe kur je këtu gjithmonë e harron atë që ke lënë në nivel klubi. Fokusohesh te ngjyrat kuqezi dhe kërkon të bësh më të mirën këtu”, u shpreh Tedi Cara në prononcimin e tij për mediat.