VIDEO/ Ka thuajse 1 vit pa shënuar! Sadiku trondit portierin nga distanca, por vuan te Bolivari

Armando Sadiku nuk e ka marrë ende veten dhe po vuan për gjetjen e golit. Kjo është arsyeja kryesore që Reja e la jashtë listës së Kombëtares Shqiptare për ndeshjet e marsit. Goli i fundit për sulmuesin daton në qershor të 2020 kur në atë kohë luante për Malagën.

Transferimi te Erzurumspori rezultoi si dështim total pasi nuk arriti që të shënonte asnjëherë në Turqi. Për të mbërritur te kalimi i shumëdiskutuar i Bolivarit, ku rrezikohet seriozisht edhe Kombëtarja.

Sadiku ka luajtur në mbrëmjen e djeshme edhe ndeshjen e dytë me ekipin e ri. Pas debutimit për t’u harruar me disa raste të shpërdoruara, lojtari shqiptar u aktivizua në minutën e 65 ndaj Real Potosit. Edhe këtë herë u pa qartazi se Sadiku nuk është përshtatur ende me lojën e zhvilluar në Bolivi.

Asnjë rast i vetëm për të në gjithë pjesën e mbetur të lojës,, përveç një situate. Pas një goditje dënimi të ekzekutuar nga distanca Sadiku do të trondiste me predhën e tij portierin kundërshtar që i ka mohuar golin e çlirimit psikologjik. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *