VIDEO/ Autogoli i vitit vjen nga Bundesliga, futbollisti bëhet qesharak dhe tund rrjetën e tij nga 30 metrat

Eintracht-i i Frankfurtit ka marrë një fitore të thellë 5-2 kundër Unionit të Berlinit ditën e sotme. Por në ndihmë për këtë fitore i ka ardhur edhe vetë ekipi kundërshtar. Autogoli i vitit vjen pikërisht nga kjo ndeshje e Bundesligës.

Në minutën e 35 të takimit, kur rezultati ishte në baraspeshë 1-1, Andrich bëhet qesharak duke tundur rrjetën e tij nga një distancë e largët prej 30 metrave. Futbollisti i Unionit të Berlinit mendoi të kthente topin pas për te portieri i tij, por nuk e vuri re pozicionimin e këtij të fundit jashtë katërkëndëshit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *