Bajerni i Mynihut e ka përdorur kanalin e vetë zyrtar edhe për ironi ditën e sotme. Këtë gjë e ka bërë përmes faqes zyrtare në “Twitter“, ku tallet me dy nga rrjetet sociale më popullore dhe të përdorura në botë, “Facebook“-un dhe “Instagram“-in.
Arsyeja për këtë gjë është bërë një problem ditën e sotme i këtyre dy aplikacioneve, të cilat për pak kohë nuk kanë funksionuar në mënyrë normale. Bajerni i Mynihut kanë shpërndarë një foto të lojtarit të tyre, Leroi Sane, i cili shihet me një qeshje në fytyre. Ndërkohë postimi shoqërohet me frazën: “Twtter-i kur Facebook-u dhe Instagrami nuk punojnë“./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Twitter when Instagram and WhatsApp are down ? pic.twitter.com/ium7ypRJMO
— ?? FC Bayern US ?? (@FCBayernUS) March 19, 2021