Dinamo e Zagrebit realizoi mrekullinë e madhe ndaj Totenhemit duke eliminuar ekipin e Murinjos, për të kaluar në turin tjetër të “Europa League”. Kroatët kishin humbur në shifrat 2-0 në takimin e parë, ndërsa sikur të mos mjaftonte kjo disfatë, humbën edhe trajnerin e tyre Mamic, që u arrestua për korrupsion.
Vetëm tre ditë përpara ndeshjes së kthimit ndaj Totenhemit, por kjo nuk i ndaloi gjigantët kroatë për të fituar në shifrat 3-0. Një moment vërtet interesant vjen nga ky takim atje ku pikësëpari shihet sesi Zagrebi vjen me 8 lojtarë në funksionin e mbrojtësave gjatë një aksioni të Totenhemit.
Më pas mund të krijohet tërësisht pamja e futbollit amator teksa lojtarët e ekipit anglez provojnë në çdo mënyrë për të goditur portën kundërshtare, por dështojnë në tentativat e tyre. Mes këtyre futbollistëve është edhe Harry Keane, sulmuesi i Anglisë që duket se e ka humbur shënjestrën. /Sport Ekspres/
Harry Kane can’t even score… Tottenham struggles #DZGTOT pic.twitter.com/OhqmXGH2YC
— D9INE ? Dinamo Zagreb vs Tottenham (@D9INE_FOREVER24) March 18, 2021