VIDEO/ “Do e ndiqte edhe në fund të botës”! Kumbulla i bëhet makth rivalit, por i fshin kujtesën shokut të ekipit

Pas disa paraqitjeve të dobëta me Romën, Marash Kumbulla është rikthyer në formën më të mirë. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur si titullar në takimin e vlefshëm për “Europa League” kundër Shakhtar Donetsk.

Ekipi italian fitoi në shifrat 1-2 dhe u kualifikua më tej për në fazën tjetër të kompeticionit. Një paraqitje shumë e mirë e Kumbullës që kishte agresivitetin e duhur për të mos lënë asnjë duel që të humbej.

Minuta e 51 ishte pikante në këtë sfidë teksa mbrojtësi shqiptar e ndjek futbollistin e Shakhtar Donetsk, Tete, deri në fushën e tij për të mos ndalur në asnjë moment nga presioni. “Dukej sikur Kumbulla do e ndiqte deri në fundin e botës”, ishin disa nga komentet e tifozëve që përdorën batutën për këtë rast.

Por nga ana tjetër përplasja me kokë e Kumbullës dhe Ibanez bëri që mbrojtësi tjetër i Romës të linte fushën e blertë. “Tanimë Ibanez është mirë. Nuk i kujtohet asgjë nga ndeshja me Shakhtarin, por është mirë”, ishin fjalët qetësuese të trajnerit të Romës, Foneska. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *