Në ndeshjen e fundit të Viteshes kundër Ultrech në kampionatin e “Eredivise” ka pasur një panik të madh për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar ka dalë nga fusha në minutën e 70 mes ulërimave dhe lotëve. Pas një kontakti me mbrojtësin kundërshtar, Broja do të rrëzohej keq në fushën e blertë. Me frikën e një dëmtimi serioz, sulmuesi e mbylli menjëherë ndeshjen përpara kohe dhe është ndihmuar nga stafi mjekësor për të shkuar deri në pankinë, pasi nuk mund të ecte i vetëm.
Ky problem shqetësonte së tepërmi edhe trajnerin e Shqipërisë, Reja. Përpara ndeshjeve të muajit mars një goditje e tillë mund të rezultonte fatale, pasi Broja është sulmuesi më në formë që ka Kombëtarja. E megjithatë ka vend edhe për çlirim pasi futbollisti shqiptar ka dalë në stërvitje me ekipin e Viteshes dhe do të jetë i gatshëm për Shqipërinë. /Sport Ekspres/