Për të gjetur fituesin e çiftit çerekfinalist mes Laçit dhe Partizanit janë kërkuar më shumë se 90 minuta. Një ndeshje e luajtur bukur dhe me raste nga të dyja skuadrat, por që në kohën e rregullt nuk kanë arritur të vendosin ndeshjen. Mentor Mazrekaj ka bërë një tjetër ndeshje fantastike duke shkëlqyer te Laçi me lojën e tij. Ndërsa nga krahu tjetër edhe sulmuesit e Partizanit kanë humbur shumë raste për të gjetur golin e avantazhit.
Në 30 minutat e shtesës nuk u krijua thuajse asnjë rast nga ekipet, me historinë që u vendos në “ruletën ruse”. Fillimisht do të ishte Musta që do të gabonte dhe topi do të pritej nga Hoxha, ndërsa më pas petkun e heroit e merr portieri Sherri. Një ekzekutim tërësisht i dobët i penalltisë nga ana e Bardhit dhe më pas i Carës, për t’i dhënë kualifikimin Laçit në gjysmëfinale. Më herët ishte Skënderbeu që e kaloi pa shumë pengesa Dinamon teksa fitoi 1-3. /Sport Ekspres/
Laçi-Partizani 0-0 4-3 penallti
Laçi: Sherri, Malota, Ignjatoviç, Obanor, Marku, Marku, Deliu, Lukas Ramos, Musta, Shehu, Lushkja Nuabueze
Partizani: Hoxha, Mala, Bitri, Belica, Hakaj, Broja, Murataj, Bardhi, Asani, Kordeiro, Çinari
Dinamo-Skënderbeu 1-3 Uelber 63’/ Mensah’ 22, Berisha 43′, Pusi 58′
Dinamo: Bakaj, Hidri, Boçi, Pere, Paterni, Kolgega, Bilali, Alillari, Diogo, Xhixhiua, Uelber
Skënderbeu: Rexhepi, Zguro, Sadriu, Bajrami, Vitija, Mara, Shabani, Viktor, Vangjeli, Berisha, Mensah