Vllaznia ka humbur terren nga java në javë në Superiore duke bërë e lënë disi në hije atë gjysmësezon fantastik që realizuan. Shkodranët kanë hyrë në një krizë rezultatesh, që i ka shkaktuar edhe humbjen e kreut për herë të parë në kampionat.
Megjithatë shkaku i vërtetë duket te problemet e brendshme të kuqebluve. Në një intervistë me gazetarin Altin Sulçe në emisionin “Sport Magazine” të transmetuar në “Ora Neës”, Luan Shpuza zbulon se ekipi ka 4 muaj pa marrë pagesat. Ish-futbollisti dhe menaxheri i futbollit tregon se harmonia po mungon në kampin e Vllaznisë dhe nuk po arrihet një menaxhim i duhur i situatës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Luan Shpuza: Vllaznia e nisi mire deri dy fazat pastaj kanë filluar ashulacionet sepse ti ke qenë një nga kritikët e parë të realitetit mbi situatën te Vllaznia.
Altin Sulçe: Nuk duhet festuar para kohe…
Luan Shpuza: Të them të drejtën, Bradriç bëri punën e një specialist të mirëfilltë. Ai solli një futboll që në Shkodër e dëshironin. Ishin njerëzit të eksituar për të parë atë futboll. Futboll që Vllaznia ka luajtur në vite sepse ka 9 tituj. Por se çfarë ndodhi me Vllazninë në muajin janar, as ndërhynë në merkato….
Altin Sulçe: Morën Avdijajn. Një lojtar që nuk luante te Tirana…
Luan Shpuza: Ishte një zgjidhje e gabuar. Është e misterit. Dhe të them të drejtën ka katër muaj që nuk merren rrogat.
Altin Sulçe: Te Vllaznia?!
Luan Shpuza: Po. Katër muaj që nuk merren rrogat.
Altin Sulçe: Ky është lajm. Jeni I sigurtë?
Luan Shpuza: Muaji I katërt që nuk merren rrogat nga bashkia. Drejtori Sportiv, Marko Djarmanti del nëpër televizione, e kam dëgjuar duke thënë “nuk kemi problem financiare”. Unë jam I brendshëm aty. I di me njerëzit e brendshëm dhe I tregoj. E keqja e kësaj situate te Vllaznia është se nuk po menaxhohet dhe nuk ka harmoni, që nga shitja e Dungës. Ka një dashuri mes kryetares së bashkisë dhe sponsorit. Se si e tek, e dinë ata të dy.
Altin Sulçe: Xhaferri duket një sponsor serioz. Në dijeni time…
Luan Shpuza: Xhaferi është një djalë serioz. E kam mik. Dhe nuk dua ta akuzoj.