Elseid Hysaj ka shuar kritikat e shumta te Napoli dhe ka marrë gjithë vlerësimet nga opinioni sportiv, më veçanërisht nga tifozët dhe mediat. Menaxheri i futbollistit shqiptar e ka bërë zyrtare ndarjen e mbrojtësit shkodran me Napolin, por nuk mund të zbulohet më shumë për hir të kontratës aktuale që përfundon në fundin e sezonit.
E kur mund të pritet llogjikisht një ulje e vigjilencës, Elseid Hysaj kthehet në rolin e një “heroi”. Mbrojtësi i Kombëtares ka zhvilluar ndeshjen më të mirë të këtij sezoni kundër Milanit, atje ku Napoli luajti një nga ndeshjet më kyçe të sezonit, për të kërkuar “Champions League”.
Goli i vetëm në fitoren e arritur në shifrat 0-1 erdhi pasi Hysaj theu aksionin e Milanit, për të nisur kundërsulmin në krahun tjetër. Por jo vetëm kaq pasi në krahun e tij ishte i pakalueshëm dhe do të ndihmonte së tepërmi edhe Isinjen në krahë. “Tuttomercatoëeb” e ka vlerësuar me notën 7 dhe “Goal.com” me notën 6.5, për ta futur mes futbollistëve me notën më të lartë në ndeshjen Milan-Napoli. /Sport Ekspres/