Bazeli ka mposhtur me rezultatin e thellë 4-1 ekipin e Luzernës mbrëmjen e sotme. Një takim ky që protagonist pati edhe futbollistin shqiptar, Edon Zhegrova. Talentit i përfaqësueses së Kosovës i mjaftuan vetëm 8 minuta në fushën e lojës për të shënuar emrin e tij në listën e golashënuesve.
Futbollisti 21-vjeçar aktivizohet hyn nga stoli në minutën e 80 të ndeshjes, ndërsa në të 88-n tund rrjetën e Luzern për t’i çuar shifrat e takimit në 3-1. Ndërkohë rezultatin përfundimtar të kësaj përballjeje do e vendoste Durrer, i cili në minutën e 95 përmbush goleadën e Bazelit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/DardanianFooty/status/1370848965927841792