Arsenali ka fituar takimin e parë kundër Olimpiakosit me shifrat 1-3. Megjithatë “topçinjtë” kanë treguar sërish problemet e tyre në prapavijë. Në momentin që kundërshtari ushtron presion lojtarët e skuadrës londineze e kanë të vështirë të dalin nga situata. Këtë e vërtetoi Granit Xhaka pak ditë më parë me gafën duke i falur golin Bërnlejt.
Gabimet janë bërë për të mësuar prej tyre, por duket se te Arsenali ende nuk e kanë marrë këtë leksion. Nga gafa e Xhakës, “topçinjtë” shkojnë te aventura e portierit Leno. Ky i fundit kishte lënë zonën e tij dhe pas presingut të Olimpiakosit kombinon me shokun e tij të skuadrës, i cili nuk e gjen zgjidhjen për të dalë nga situata dhe i fal topin lojtarëve të skuadrës helene. Prej aty ekipi nga Pireu do të gjente edhe golin e vetëm të tij në këtë sfidë./Sport Ekspres/
Arsenal duly punished by another mistake at the back. This time around, it involves Bernd Leno and Dani Ceballos
Olympiacos 1-1 Arsenal #UEL #OLYARShttps://t.co/D7DmGuwv8U
— Arsenal Best Goals & Videos (@AFCBestGoals) March 11, 2021