Lacio ngrin negociatat për rinovim dhe piketon pasardhësin, klubi i Premier League mëson çmimin për Strakoshën

Me situatën e krijuar këtë sezon duket e vështirë që Tomas Strakosha të jetë pjesë e Lacios deri në përfundim të kontratës. Portieri shqiptar ka humbur pozicionin e titullarit dhe me kontratën që skadon në verën e vitit të ardhshëm po konsideron largimin në përfundim të këtij sezoni. Sipas “Il Messaggero”, bardhekaltrit kanë ngrirë negociatat për rinovim dhe tashmë kanë piketuar pasardhësin e tij. Bëhet fjalë për dy gardianaët Alessandor Micai dhe Lorenzo Montipo.

Ndërkohë interesimet për 25-vjeçarin shqiptar nuk mungojnë. Është West Ham klubi që ka rënë në gjurmët e portierit të Kombëtares kuqezi. Klubi nga Premier League po mendon për zëvendësuesin e portierit të njohur, Fabianski, dhe alternativa e duhur duket të jetë Tomas Strakosha. “Çekiçët” kanë mësuar edhe çmimin për kartonin e objektivit të tyre, që shkon në 25 milionë paund. Një shifër e lartë kjo për një klub si West Ham./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *