Leonit Abazi ka fituar gjyqin ndaj Skënderbeut pasi e kishte paditur ish-klubin e tij për shkakun e një borxhi të mbetur gjatë kohës kur ishte pjesë e korçarëve. Pasi kaloi te Prishtina në verën e 2019, Abazi do të ngrinte pretendimet e tij dhe tanimë e ka fituar çështjen.
Skënderbeu duhet të paguajë 21 mijë euro në afatin e 30 ditëve për të shlyer futbollistin. Nëse kjo shumë nuk do të derdhet brenda afatit, atëherë “Ujqërit e Dëborës” do të përballen me penalitete më të mëdha. /Sport Ekspres/