Juventusi mori një eliminim shokues për të dytin vit radhazi në Champions League. Ai gol i shënuar në minutën e 115 të takimit nga goditja e dënimit rezultoi fatal për bardhezinjtë. Por ai ekzekutim perfekt nuk i përket rastësisë.
Lojtari i Portos, Chancel Mbamba, është shprehur pas përfundimit të ndeshjes se skuadra e tij ka studiuar mënyrën se si reagon muri mbrojtës i Juventusit në goditjet e dënimit. Për këtë arsye, Oliveira vendosi ta dërgonte topin poshtë këmbëve të futbollistëve të “zonjës së vjetër”, të cilët kërcyen të gjithë duke i hapur kështu rrugën golit.
“Ne pamë video të Juventusit dhe studiuam se si muri mbrojtës i tij sillej në goditjet e lira. Vumë re se ata gjithmonë kërcejnë dhe kështu që kemi punuar shumë për këtë në stërvitje. Goli për 2-2 që na lejoi të kalonim është rezultat i punës sonë”, ka thënë Chancel Mbamba./Halit Delibashi-Sport Ekspres/