Luhet kundër Anglisë, TKZ i bën kërkesë FSHF-së: Ushtroni presion te autoritetet

Në muajin mars Shqipëria do të luajë tre ndeshjet e para të kualifikueseve të Botërorit teksa në datën 28 do të përballemi kundër Anglisë. Nëpërmjet një reagimi, TKZ i ka bërë kërkesë FSHF që të ushtrojë presion te autoritetet për lejimin e tifozëve.

Komunikatë publike

Duke marrë parasysh që Kombëtarja jonë është pranë një cikli kualifikues mjaftë të rëndësishëm, gjithashtu duke pasur parasysh fillimin e vaksinimit kundër COVID-19.
Kërkojmë nga Qeveria Shqiptare të bëjë të mundur lejimin e pjesëmarrjes së tifozëve nëpër ngjarje sportive.

Jemi të vetëdijshëm për situatën me pandeminë, por poashtu jemi dëshmitarë të shumë vendeve me statistika më të rënduara me COVID-19, që kanë lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në masën 30% të kapacitetit të stadiumit (sipas udhëzimeve dhe protokollove të UEFA-së dhe autoriteteve shëndetësore) .

Me këtë rast kërkojmë nga FSHF që të shtoj presionin tek autoritetet shtetërore, që ndeshjet e ardhshme të Kombëtares të luhen me praninë e lojtarit të 12-të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *