“Mbase e panë se ishte larg”! Pirlo befasohet nga gafa e Ronaldos: Nuk kishte ndodhur kurrë më parë…

Andrea Pirlo nuk ka ndërmend që të largohet nga Juventusi pas dështimit në sezonin e parë me bardhezinjtë. Kampionët e Italisë janë eliminuar nga Porto në “Champions League”, ndërsa edhe në Serinë A janë shumë larg titullit kampion, si kurrë më parë. “Jemi vetëm në muajin mars, ka ende kohë”.

Trajneri i Juventusit e merr qetësisht këtë eliminim që sipas tij duhej të fshihet sa më shpejtë nga kujtesa. Kur flitet për golin e dytë që u shënua nga Oliviera te Porto nga goditja e dënimit, me murin mbrojtës të Juventusit që u shpërfytyra tërësisht, Pirlo shprehet se kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë. Topi do të kalonte poshtë këmbëve të Ronaldos, ndërsa të gjithë lojtarët u kthyen me kurriz duke mos parë se ku po shkonte sfera.

“Ne i zgjedhim lojtarët që do të jenë në mur. Nuk kishte ndodhur kurrë më parë që lojtarët të kthenin kurrizin. Mbase e panë që ishte larg dhe nuk e ndien fare rrezikun e golit. Do të duhen disa ditë për ta harruar këtë ndeshje dhe ta heqim nga mendja.

Por duhet të përballemi me qëndrimin e duhur në të gjitha ndeshjet. Të kuptojë se jemi akoma vetëm në mars dhe kemi kohë që të ngjitemi në Serinë A. Nuk e di se përse e larguan Sarin. Unë jam trajneri i Juventus. Erdha këtu për një projekt që kam për ta zhvilluar në shumë vite dhe nuk jam i shqetësuar se do të më largojnë”, u shpreh Pirlo. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *