Ekskluzive/ Dhurata më e bukur i vjen nga Shqipëria, Kamberit i shkon ftesa për ndeshjen me Anglinë

Nga Klaudio Ndreca

Florian Kamberi mbush 26-vjeç dhe feston sot datëlindjen e tij. FSHF ka menduar që t’i bëj një dhuratë të bukur në këtë moment duke i dërguar ftesën për ndeshjet që do të zhvillojë Shqipëria në muajin mars.

E gjithë vëmendja është për përballjen me Anglinë, ndërsa Kamberi si një njohës i mirë i futbollit skocez pasi ka luajtur për shumë kohë në këtë vend, do ta ketë disi më të lehtë përshtatjen me futbollin e anglezëve se pjesa tjetër e futbollistëve të Shqipërisë.

Një risi kjo nëse bëhet fjalë për zbritjen në fushën e lojës. Kamberi është ftuar edhe dy herë të tjera nga Shqipëria teksa fillimisht do të jepte konferencën për mediat me fanellën e Shqipërisë dhe do të stërvitej me trajnerin Reja, por nuk luajti për problemet burokratike me dokumentacionin pasi la Zvicrën.

Më pas sulmuesi nuk do të lejohej nga ana e St Gallen pasi ishte agravuar situata me Koronavirusin. Këtë herë duket se asgjë nuk do ta ndalë Florian Kamberin që pas performancave fantastike me Aberden, do ta shohim në fushën e lojës me fanellën e Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *