Suksesi shkon përkrahë Steven Gerrard edhe në karrierën e tij të re si trajner. Në fushën e lojës të gjithë e njohin klasin dhe aftësinë e legjendës së Liverpool-it, por duket se cilësitë nuk i mungojnë as në pankinë. Pas 3 vitesh në krye të Rangers, Gerrard shijon më në fund trofeun e rëndësishëm, atë të titullit kampion në Skoci.
E vlerat rriten edhe më tepër kur përmendet fakti se një trofe i tillë mungonte prej 1 dekade në vitrinën e gjigantëve skocezë. Hegjemonia 10-vjeçare e Celtic ka marrë fund dhe tashmë festa i takon e gjitha rivalëve të përbetuar të qytetit.
Tifozët e Rangers nuk mund të qendronin indiferent në një moment të tillë, duke u çmendur në festë nëpër rrugët e Glasgow, pavarësisht periudhës së pazakontë për shkak të pandemisë me Covid-19./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Live scenes at George square pic.twitter.com/ZTDIblHII1
— div (@1872div) March 7, 2021