Ekipi i Mirditës është tërhequr nga gara e kampionatit përpara kohe. Skuadra e cila ishte pjesë e Kategorisë së Dytë nuk mundi të përballonte në aspektin financiar, shpenzimet që duheshin për të konkurruar në kampionat.
Për këtë arsye ka ardhur edhe largimi i parakohshëm, duke e prishur disi garën në Kategorinë e Dytë pasi të gjitha ekipet do të fitojnë në tavolinë gjata datave që ishte programuar përballjen me Mirditën. Arsyeja kryesore e këtij falimentimi të parakohshëm është COVID-19 që vazhdon të ndikojë keqazi për të goditur financat e klubeve. /Sport Ekspres/