Një avneturë që mbyllet pa nisur mirë. I tillë ishte edhe bashkëpunimi i Françensko Morieros e Fabricio Mikolit me Dinamon. Dy trajnerët italianë kanë braktisur skuadrën e njohur kryeqytetase pas vetëm dy muajve në krye të detyrës.
Arsyet nuk janë bërë të ditura, ndërsa lajmi konfirmohet edhe nga vetë klubi në faqen zyrtare në “Facebook”. Ndërkohë presidenti Pontreli ka siguruar se trajneri i ardhshëm do të jetë shqiptar, duke i dhënë kështu fund marrëdhënieve me bashkëkombasit e tij.
“Dinamo nuk ka kohë për të humbur dhe për të folur. U japim mbështetje trajnerëve shqiptarë, atyre që janë rritur nga familja Dinamovite. Dinamo është më e madhe se emrat e perveçëm. Forca Dinamo“, janë fjalët që presidenti Pontreli përcjell përmes faqes zyrtare të klubit të Dinamos./Halit Delibashi-Sport Ekspres/