Arsenali mori një fitore të rëndësishme në shifrat 3-1 kundër Leiçesterit në fundjavë, duke ngritur më tepër moralin e skuadrës në kampionat. Fjalë të ëmbla kanë dalë nga goja e trajnerit Arteta për Granit Xhakën pas ndeshjes. Tekniku i Arsenalit e ka veçuar mesfushorin shqiptar si shembull te “topçinjtë”, duke vlerësuar karakterin që ai përcjell në fushë dhe faktin që nuk lodhet pavarëisht se numëron më tepër minuta se kushdo tjetër në skuadër.
“Nëse duhet të vendosni një shembull në atë fushë për karakterin dhe për të shkuar për çdo objektiv të vetëm me atë vendosmëri, atëherë ndoshta është Xhaka. Ai ka luajtur më shumë minuta se kushdo tjetër, por vazhdon, edhe kur është kaq i lodhur. Ai përpiqet të ndihmojë ekipin në mënyrën e duhur. E njëjta gjë me David Luiz“, ka thënë Mikel Arteta./Halit Delibashi-Sport Ekspres/